Cristiano Ronaldo monopolizon “reflektorët” e rrjeteve sociale. Me këtë rast, futbollisti portugez ka “blinduar” primatin e Instagramit, ku ndiqet nga shifra rekord botëror e 450 milionë ndjekësve “virtualë”.
Lojtari i Manchester United është prej kohësh personi me më së shumti ndjekës, vetëm pas llogarisë së vetë rrjetit social në fjalë; e cila ka 515 milionë.
CR7 është personaliteti numër një në platformën dixhitale të lartpërmendur, duke pasur më së afërmi Kylie Jenner, një amerikane e famshme me 344 milionë ndjekës.
Nga ana e tij, Lionel Messi, ylli argjentinas i futbollit, që luan për Paris Saint-Germain, është në vendin e tretë, me 333 milionë njerëz që janë të vetëdijshëm për atë që ai publikon çdo ditë.
Gjithashtu, Dwayne Johnson, i njohur më mirë si ‘The Rock’, është një tjetër sportist që shfaqet në plan të parë me 320 milionë ndjekës. Në vendin e katërt është Virat Kohli; lojtar i kriketit në Indi, sporti më popullor në vendin aziatik.
Neymar, një futbollist brazilian që ndan dhomën e zhveshjes te PSG me Lionel Messin, është në vendin e pestë, pasi ka grumbulluar një total prej 175 milionë ndjekësish në Instagram.
Në listën e 10 personave më të ndjekur në rrjetin social ka edhe emra të tjerë, si në listën e mëposhtme:
1. Cristiano Ronaldo – 451 milionë
2. Kylie Jenner – 345 milionë
3. Lionel Messi – 334 milionë
4. Selena Gomez – 325 milionë
5. Dwayne Johnson – 320 milionë
6. Kim Kardashian – 316 milionë
7. Ariana Grande – 315 milionë
8. Beyonce – 261 milionë
9. Khloé Kardashian – 249 milionë
10. Kendall Jenner – 241 milionë