Karabinierët në Romë arrestuan dy 30-vjeçarë vendas me akuzën e tentativës së vrasjes ndaj një të riu 24 vjeç me origjinë nga Guinea, i cili qëndronte në një qendër pritjeje.
Pas një sherri dhe fyerjesh të shumta me sfond racist, të dy burrat kanë marrë makinën dhe e kanë përplasur dy herë të riun, që ka mbërritur në spitale me goditje të rënda në kokë, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.
Të ndaluarit rezulton të kenë qenë nën efektin e alkoolit dhe drogës. Patri një sherr mes tyre dhe fyerjet duket kanë qenë me sfond racor. 24 vjeçari me ngjyrë kishte qenë duke lëvizur me biçikletë, dhe pasi e goditën, ata e lanë në tokë të plagosur.
Megjithatë viktimës i ka dhënë menjëherë ndihmën e parë një kalimtar i rastit, e më pas, është dërguar në shërbimin e Urgjencës. Sakaq ka nisur një hetim mbi autorët e ngjarjes të cilët u arrit të identifikoheshin shpejt.
Një ndihmesë të vyer në zbardhjen e incidentit, dhanë edhe pamjet filmike të sistemeve private të mbikëqyrjes.
Burimi: top-channel.tv