Risia e Green Line/ Hartë dixhitale në çdo autobus. Korrektesa në orare fokusi i kompanisë

0
Gjigandi

Linja e autobusave në Tiranë “Green Line”, vjen me hartën dixhitale.

Kjo hartë i jep akses shoferëve të marrin informacion online në lidhje me pozicionin e kolegut në mënyrë të tillë që të kenë mundësi rregullimin e distancën nëpërmjet tyre.

Ndër të tjera do të shmangë vonesat dhe pritjet nga ana e qytetarëve në stacionet e autobusave.

Harta e re
Harta e re

Transporti i gjelbër ka sjellë edhe lehtësira të tjera, ku tashmë prej më shumë se dy javësh ofron internet pa pagesë për gjatë gjithë udhëtimit, si dhe akses për karikimin e telefonit.

Kjo linjë minimizoi ndotjen që shkaktonin autobusët e tjerë, pasi Green Line punon me bateri dhe që kanë një emetim ndotjeje në atmosferë zero.

RonaTyra

Këta autobus të fjalës së fundit të teknologjisë automobilistike, janë jo vetëm mjete super të sigurta dhe komode, por edhe që nuk ndotin aspak mjedisin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu