Reperja e njohur shqiptare, Rina Balaj, ka nisur punën për projekte të reja muzikore.
Ajo këtë herë është në përgatitje të një kënge tjetër, për të cilën ka ndarë disa detaje me fansat.
Artistja nga Istogu ka hedhur një pjesë të shkurtër në Instagram, aty ku numëron mbi 300 mijë ndjekës.
View this post on Instagram
“Së shpejti Demon”, ka shkruar ajo.
Fansat kanë qenë të menjëhershëm me reagime që duket se mezi po presin për prurjen e re të 22-vjeçares.
Kjo vjen një muaj pas videoklipit të “Sativa”, ku ka arritur shifrën e mbi 700 mijë klikimeve.
View this post on Instagram
Rina është duke shijuar akoma suksesin e albumit të parë të quajtur “Balerina”, i cili u prit kryesisht mirë nga publiku.
/abc24.al/