Rikthehen tensionet në Kosovë, persona të maskuar dhe të armatosur bllokojnë rrugët në veri. Shtyhen zgjedhjet

0
Gjigandi

Në Rudarë të Zveçanit dhe në Leposaviq janë bllokuar rrugët, teksa në Mitrovicën e Veriut dhe Rudarë janë dëgjuar edhe sirenat.

Sipas informatave që Radio Evropa e Lirë ka siguruar nga terreni, në Rudarë janë parë katër kamionë dhe tetë automjete të ambulancës, ndërsa aty janë grumbulluar edhe një numër i njerëzve – burra të maskuar dhe gra.
Qytetarët serbë janë mbledhur në Rudarë, komuna e Zveçanit

REL-i mëson se mes atyre që janë thirrur të dalin në rrugë janë edhe punëtorët e institucioneve nga arsimi dhe shëndetësia.

Arsyeja e arrestimit nuk është bërë ende e ditur, mirëpo këto zhvillime vijnë pas një arrestimi që u bë sot në veri.

Shefi i Zyrës për Kosovën në Beograd, Petar Petkoviq, ka deklaruar se në Jarinjë sot është arrestuar Dejan Pantiq, ish pjesëtar i Policisë së Kosovës.

RonaTyra

Tensionet janë shtuar gjatë ditëve të fundit në veri të Kosovës, pasi të enjten, më 8 dhjetor, Policia e Kosovës bëri të ditur se një pjesëtar i saj është lënduar lehtë gjatë një sulmi të armatosur në veri.

Policia e Kosovës ka shtuar prezencën në këtë pjesë të Kosovës, me qëllim, sipas ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, për sigurimin e qytetarëve.

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se “Policia e Kosovës nuk ka të drejtë të shkojë në veri dhe se Serbia “do të shqyrtojë dërgimin e 1.000 forcave të saj të sigurisë në Kosovë.

Në katër komunat në veri – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – pritet të mbahen zgjedhjet lokale më 18 dhjetor.

Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e cila ka mbështetjen e Beogradit zyrtar, kundërshton mbajtjen e tyre.

Përfaqësuesit e saj kanë dhënë dorëheqje në fillim të nëntorit, në shenjë kundërshtimi ndaj një vendimi të Qeverisë së Kosovës për të riregjistruar makinat me targa ilegale serbe në veri.

Për shkak të incidenteve të fundit, Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar që Kosova të shtyjë mbajtjen e zgjedhjeve lokale.

Në takimin e së shtunës, Komisioni Zgjedhor i Kosovës vazhdoi me përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se janë shtyrë zgjedhjet në veri për në prill të vitit 2023.

Ajo tha kështu pas një takimi që pati me përfaqësuesit e partive politike.

Osmani tha se për këtë vendim ka pasur konsensus të plotë mes partive politike dhe se është marrë parasysh edhe raporti i dërguar dje në Presidencë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu