Hakerat iranianë “trondisin” vetingun/ Ja si u shkarkua pa prova gjyqtari Shkëlzen Selimi (Dokumenti)

0
Gjigandi

Faqja e hakërave iranianë “Homeland Justice” ka vijuar publikimin e dokumenteve shtetërore të një rëndësie të veçantë. Këtë herë ka qenë radha e emailive të ish-kreut të SHISH, Helidon Bendo.

Pas hakerimit të e-maileve të ish shefit të SHISH, është publikuar edhe një letër që KPK-ja i ka dërguar atij dhe kryeministrit Edi Rama, ku kërkon zgjidhjen e këtij ngërçi.

“Meqenëse Kushtetuta shprehet për kalimin e barrës së provës tek subjekti i rivlerësimit, është e domosdoshme që Komisioni të disponojë/ administrojë dokumentet që provojnë apo bindin atë për lidhje të mundshme të subjektit të rivlerësimit me kontakte të papërshtatshme. Komisioni duhet të krijojë bindjen e brendshme nëse është apo jo, subjekti i rivlerësimit, i përfshirë në veprime korruptive apo ka lidhje me kontakte të papërshtatshme”, thuhet në letrën e firmosur nga kryetarja e KPK-së, Genta Tafa.

Në letër përmendet edhe rasti i shkarkimit të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi, i cili nga sa kuptohet edhe nga konteksti i letrës, është shkarkuar pa prova se ka kontakte të papërshtatshme.

“…nëse u referohemi tre rasteve të ndryshme, çështja Selimi, Toska dhe Broci, raportet nga DSIK kanë ardhur të ndryshme, bindja e komisionit është disi e ndryshme nga konkluzionet e nxjerra nga raportet. A mundet Komisioni të veprojë në padijeni totale të informacionit, që ka shërbyer për përgatitjen e këtij raporti? A mundet komisioni t’i kalojë barrën e provës subjektit të rivlerësimit për një konkluzion, të cilin as ai vetë nuk ka mundur ta vlerësojë dhe të krijojë bindjen e brendshme mbi këtë çështje? Një vendim i tillë do të ishte lehtësisht i kontestueshëm nga çdo gjykatë më e lartë dhe do të binte ndesh me parimin e një procesi të rregullt ligjor”.

Genta Tafa i kërkon Ramës dhe Bendos të ndërhyjnë për zgjidhjen e këtij ngërçi duke premtuar se informacionet sekrete do të ruhen si të tilla gjatë seancave e subjektet e vettingut.

“Lutemi të merrni në konsideratë kërkesën tonë të vazhdueshme që shërbimet inteligjente të mundësojnë dhënien e informacioneve sekretë që ata disponojnë, me garancinë e plotë të ruajtjes së sekretit nga ana jonë. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit mendon se suksesi i këtij procesi duhet të jetë i lidhur me bashkëpunimin nga të gjitha organet shtetërore, të cilat duhet të na vënë në dispozicion informacionet që ato disponojnë, pa dyzime apo kufizime”.

foto galeri

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu