Revolucion në mjekësi/ Pacientët do të shohin organet e tyre të brendshme

0
Gjigandi
Inxhinierët E Institutit Teknologjisë në Masaçusets (MIT) kanë krijuar një paisje që mund të sigurojë imazhe të drejtpërdrejta me ultratinguj dhe rezolucion të lartë të enëve të gjakut dhe organeve të brendshme të pacientit për 48 orë .

Këtë  e bëjnë të mundur ngjitëset, me përmasa 2 me 3 centimetra, ngjiten drejtpërdrejt në lëkurë.

Pajisjet aktualisht duhet të lidhen me një përçues për të prodhuar imazhe të qarta, inxhinierët po punojnë në krijimin e versioneve me valë që do t’i lejojnë pacientët t’i veshin pajisjet në shtëpi.

“Ne parashikojmë që më vonë disa pajisje të tilla, të ngjitura në trupin e pacientëve të komunikojnë me celularin dhe të përçojnë të dhëna në lidhje me problemet shëndetësore që mund të ketë. Ato do të analizohen pastaj përmes inteligjencës artificiale dhe do të ndihmojnë mjekët dhe pacientët”, tha ai duke shtuar se qytetarët do ta kenë të mundur që të shohin organet e tyre të brendshme përmes këtyre ngjitëseve.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu