Deputetja socialiste Pranvera Resuli foli për protestat kundër rritjes së çmimeve në vendin tonë. Resuli tha se ka një lloj mungese informacioni në radhët e qytetarëve që protestojnë në lidhje me efektet ekonomike që shkakton lufta në Ukrainë direkt në ekonominë e vendit tonë.
‘Ka mungesë informacioni në radhët e qytetarëve që protestojnë. Edhe nëse kemi ndërhyrje fiskale sot kjo e prek drejtpërdrejtë qytetarin. Duhet të mirëkuptohet nga të gjithë. Nëse bëhen ndryshime fiskale do dobësohet buxheti i shtetit. Nuk jemi këtu për të kundërshtuar qytetarët.
Ky buxhet është parë edhe me një fokus që po vijmë nga një vit krize. Edhe infrastruktura shtetërore do të rrijë në këmbë, nuk mund të rrijë pa larë dhe pastruar. Ka gjithmonë vend për ta parë. Por kjo gjë duhet të bëhet për gjithë. Shpenzimet operacionale duhen rishikuar”
, deklaroi ajo.
Ajo tha se Shqipëria është ndër vendet me inflacionin më të ulët edhe në krahasim me shtetet e Eurozonës. Ajo tha se të hënën do të ketë një akt normativ me një plan më të detajuar masash për skenarët që mundshëm që kjo situatë mund të sjellë.
“E gjithë kjo do të duhet që të kthehet në formën e subvencionit. Gjatë pandemisë qeveria ka marrë masa shumë të rëndësishme. 5% e të ardhura që mblidhe nga tatimet shkojnë për koncesione. Jemi ndër vendet me inflacionin më të ulët. Eurozona e ka kërcyer me kohë pragun që kemi vendosur ne.
Nuk mund të ndërhyhet në tregje përveçse në situata të jashtëzakonshme. Të gjithë qeveritë e tjera në botë çfarë po bëjnë ndryshe?! Kryeministri bëri shumë mirë që doli sepse qytetari duhet ta kuptojë se është çështja e luftës. Nuk është fare mirë që qytetari të përfitojë nga ngarkesa emocionale e situatës. Në lidhje me dëgjimin e biznesit unë mendoj se biznesi dihet të dëgjuar. Unë vetë personalisht do kërkoj në komisionin e ekonomisë një takim me grupet e interesit. Nuk mund të themi se duhet të ndihmojmë shtresat në nevojë. Këtu vetëm shtresat në nevojë po ndihmojmë.
Të hënën ka një plan më të detajuar masash. Do jenë të parashikuar edhe skenarët e mundshëm. Qeveria do të ketë në analizën e vet një plan si do të jetë vijimësia për të marrë masa”
, deklaroi ajo.