Resmi Nika në procedim, njeriu i tij nga arratia “shantazhon” Muhamed Rrumbullakun

0
Gjigandi

Vëllezrit Nika, pronarët e linjës së urbaneve të Vorës dhe menaxherët e linjës së urbaneve të Tiranës së Re nuk ndalen.

Pas dhunës së ushtruar ndaj konkurentëve të tyre dhe qytetarëve udhëtarë në linjën e urbanit Tirana e Re, pas kërcënimit të mediave, tashmë radha qenka e Drejtorit të Policisë së Shtetit, Muhamed Rrumbullaku.

Kush pritet të jetë pas tij, ndonjë deputet, ministër apo vetë kryeministri?

Cilat bëma të tyre do dëgjojmë në javët në vijim?

Ku e gjejnë forcën këta persona të sfidojnë dhe kërcënojnë hapur uniformat blu më në krye drejtorin e Përgjithshëm të Policisë?

Një video po qarkullon në rrjet ku i shpalluri në kërkim nga policia, Alban Skana ka ‘sulmuar’ drejtorin e Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku me pretendimin se shpallja e tij në kërkim nuk është e drejtë.

Ndër të tjera, Skana ka hedhur akuza ndaj Rrumbullakut ku i thotë se fillimisht duhet të gjejë Ulvi Skanën (person i zhdukur) dhe arsyen pse e vranë Klodian Rashën.

“Jam Alban Skana, jam djalë lurian. E kam marrë vesh se drejtori i policisë së shtetit, zoti Rrumbullaku më ka shpallur në kërkim. I bëj thirrje, zotit Rrumbullaku shife e gjej njëherë ku është Ulvi Skana dhe pse e vranë Klodian Rashën në Laprakë dhe pastaj hajde merruni me mua. Se ju jeni kriminela për vete dhe merreni me mua që jam në punën time, në hallin tim”, thotë Alban Skana.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu