Mëngjesin e sotëm, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë një monitorim të situatës në të gjithë akset e rrugës për shkak të motit të keq.
Bëhet me dije se qarkullimi në të gjithë vendin bëhet normalisht, vetëm në disa akse duhet përdorimi i zinxhirëve.
“Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit në zonat malore ka pasur reshje dëbore me intensitet të ulët
Kontraktorët kanë qenë në terren për pastrimin e rrugëve nga bora dhe kanë bërë shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat.
Qarkullimi kryhet pa probleme në të gjitha akset nacionale në Qafë Mollë-Bizë rekomandohet përdorimi i zinxhirëve Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore🚦të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore
“, thuhet në njoftimin e ARRSH