Gjatë orëve të fundit reshje bore me intensitet të ulët kanë përfshirë juglindjen e vendit.
Autoriteti Rrugor Shqiptar përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë me dije se drejtuesit që kalojnë në aksin Qafë Thanë -Kapshticë duhet që të jenë të kujdesshëm, pasi në orët e fundit ka pas reshje bore dhe temperatura të ulëta.
‘Në Qafë Thanë-Kapshticë ka pasur reshje dëbore me intensitet të ulët🌨
❄️Temperaturat kanë qenë -5°C⚠️
U punua me mjete borëpastruese 🚧dhe për shpërndarjen e kripës🛣
Qarkullimi kryhet pa probleme
‘, thuhet në njoftimin e ARRSH-së.