Reperja e njohur bie pre e grabitjes

0
Gjigandi

Reperja e njohur Megan Thee Stallion ka rënë pre e një grabitjeje në shtëpinë e saj në Los Angelos. Reperja e “Hot Girl Summer” e bëri të ditur lajmin nëpërmjet një postimi në Twitter, pasi u publikua lajmi se shtëpia e saj në Los Anxhelos ishte grabitur ndërsa ajo ishte në Nju Jork.

Megan Thee Stallion foli për një vjedhje në shtëpinë e saj në LA të premten, teksa po përgatitej për prezantimin e Saturday Night Live.

“Gjërat materiale mund të zëvendësohen, por jam e lumtur që të gjithë janë të sigurt,”-shkroi ajo, duke shtuar më vonë: Më vjen keq, por pas SNL, me të vërtetë duhet të bëj një pushim, jam shumë e lodhur, fizikisht dhe emocionalisht.

Shtëpia e 27-vjeçares në LA u grabit të enjten në mbrëmje, me hajdutët të cilët morën me vete sende me vlerë.

Sipas TMZ, dy burra të veshur me kapuç dhe doreza thyen një derë xhami në pjesën e pasme të shtëpisë së reperes. Burimet zbuluan se grabitësit u larguan nga rezidenca me 300,000 deri në 400,000 dollarë, (pajisje elektronike dhe bizhuteri).

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu