Në një lidhje? Erjola Doci i dërgon mesazhin romantik Atdhe Xharavinës

0
Gjigandi

Dy konkurrentët e “Kepi i Tundimeve” janë Atdhe Xheravina dhe Erjola Doci kanë krijuar dyshime se mund të jenë në një lidhje. Mes dyshes nuk kanë munguar ngacmimet dhe flirtimet gjatë reality-showt.

Në një nga skenat më virale në rrjetet sociale, Atdheu ka ndihmuar Erjolën të zhvishet, teksa më pas ka nuhatur rrobat e saj. “Kur bëhet fjalë për gocat e kolme, sidomos për Erjolën…ka gjithë atë trup!”, është shprehur ai.

Nga ana tjetër Erjola ka thënë: “Ishte hera e parë që e shihja Atdheun në një situatë jashtë punës. Mendoj se mund të kalojmë mirë dhe ai i bëri ca hapa drejt meje.”

Por, si qëndron e vërteta e lidhjes së tyre? Ditën e sotme në një lojë në “E diell” ajo zbuloi se nul janë në lidhje teksa i bëri atij një rreng. Ajo i tha se ka një pëlqim për të dhe e ftoi në takim.

“Atdhe si je? Më ka marrë malli shumë dhe doja të thoja se dua të vazhdojmë atë që lamë përgjysmë te Kepi!”- i tha ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu