Nuk do ta besoni/ Nëse ju dhurojnë këto sende po ju japin fatin e keq

0
Gjigandi

Është zakon të bëni dhurata në ditëlindje apo për raste të tjera. Por, sipas disa besimeve popullore, disa objekte që u japim të tjerëve mund të tërheqin fatin e keq.

Enët dhe pasqyrat

 

Sipas legjendave të ndryshme, magjia është e bllokuar në pasqyra. Pasqyrat e dhuruara sjellin telashe për atë që i pranon. Besohet gjithashtu se një pjatë bosh sjell varfëri. Prandaj, nëse jeni duke dhuruar pjata, vendosni një monedhë në secilën pjatë.

Çakmakë dhe orë

Çakmakët dhe orat simbolizojnë konfliktet dhe ndërprerjen e komunikimit me personin të cilit i japim këto dhurata. Veçanërisht nuk këshillohet t’i jepni orë të dashurit ose të dashurës, sepse siç besohet, sjell ndarje.

Shamitë

 

Përveç telasheve, besohet se ato sjellin edhe njerëz të këqij në jetën e personit që merr këto dhurata.

Perlat

Edhe pse perlat tregojnë elegancë dhe bukuri, besohet se sjellin humbje dhe sëmundje në shtëpi. Në fakt, sipas tregimeve të paraardhësve tanë, perlat simbolizojnë lotët e të vejave dhe jetimëve.

Paratë

Paratë janë një dhuratë shumë e zakonshme, veçanërisht në festimet më të mëdha, siç janë dasmat. Megjithatë, besohet se është më mirë të marrësh një kupon nga një dyqan i caktuar, në mënyrë që personi të zgjedhë një dhuratë për vete.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu