Regjistrohen 139 të infektuar dhe 3 humbje jete në 24 orë

0
Regjistrohen 139 të infektuar dhe 3 humbje jete në 24 orë
Gjigandi

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 2,030 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 139 qytetarë, në këto bashki: 49 në Tiranë, 21 në Fier, 11 në Sarandë, 8 në Berat, 6 në Shkodër, 4 në Gramsh, 3 në Mirditë, Durrës, Kamëz, Delvinë, Korçë, 2 në Kurbin, Patos, Përmet, Pogradec, Dimal, Kuçovë, Elbasan, 1 në Kukës, Tropojë, Lezhë, Shijak, Krujë, Rrogozhinë, Lushnje, Divjakë, Mallakastër, Vlorë, Gjirokastër.
Janë 2,211 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

RonaTyra

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 45 pacientë, nga të cilët 8 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka tre humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Korça 67 vjeç, një qytetar nga Tirana 70 vjeç, një qytetar nga Vlora 84 vjeç.
Janë shëruar 431 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 266,019 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (01 Mars 2022)
Raste të reja ditore 139
Të shëruar në 24 orë 431
Të shtruar në spitale 45
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 2,030

Testime totale 1,745,320
Raste pozitive 271,702
Raste të shëruara 266,019
Raste Aktive 2,211
Humbje jete 3,472

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 647
Fier 311
Elbasan 297
Lezhë 180
Vlorë 174
Berat 150
Kukës 127
Shkodër 104
Durrës 91
Gjirokastër 67
Korçë 50
Dibër 13

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu