648 emigrantë të paligjshëm janë kapur që nga fillimi i prillit deri më sot në Gjirokastër.
Policia e Shtetit njofton se numri i refugjatë që vijnë kryesisht nga vendet e Lindjes dhe përdorin Shqipërinë si vend transit për të shkuar më pas drejt vendeve të BE-së është dyfishuar, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në të njëjtën periudhë të vitit 2021 janë kapur 311 emigrantë, gati gjysma e atyre që janë kapur këtë vit.
Po gjatë kësaj periudhe, nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe operacionin e përbashkët me FRONTEX-in, janë goditur 19 raste të veprës penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”, me
26 persona që kanë ndihmuar këta emigrant të paligjshëm janë arrestuar, 7 janë shpallur shpallur në kërkim dhe vënë në kërkim katër të tjerë.
“Në kuadër të operacionit të përbashkët me FRONTEX-in, në Kakavijë dhe në Kapshticë, është rritur 100% forca parandaluese dhe goditëse ndaj kontrabandimit të emigrantëve të paligjshëm që hyjnë në Shqipëri nëpërmjet kufirit të gjelbër me shtetin grek.
Gjithashtu, janë vënë para përgjegjësisë ligjore personat apo grupet e personave që tentojnë të kontrabandojnë emigrantë të paligjshëm nëpërmjet kufirit të gjelbër me Malin e Zi dhe Kosovën, kundrejt fitimit”,
njofton policia.