Reforma territoriale, Farrici: E domosdoshme! Nevojë për gjithëpërfshirjen e palëve politike

0
Reforma territoriale, Farrici: E domosdoshme! Nevojë për gjithëpërfshirjen e palëve politike
Gjigandi

Drejtuesja e shoqatës për autonomi vendore, Adelina Farrici, në një intervistë për Ora News, u shpreh se reforma territoriale është e domosdoshme, ndërsa shtoi se kjo reformë do të ishte e realizuar nëse do të ishin përfshirë të gjithë palët politike.

Ajo tha se reforma territoriale ka impakte pozitive, ndërsa shtoi se është një reformë e cila u arrit edhe falë mbështetjes së donatorëve.

Adelina Farrici: Do ishte shumë mirë nëse kjo reforë do të ishte një reformë e realizuar me gjithë përfshirjen e gjithë palëve politike. Reformat bëhen në funksionpër qytetarët. Duke qenë më pranë qytetarëve do të thotë se është një pushtet shërbimesh. Unë mendoj se reforma territoriale ka impakte pozitive, është një reformë e cila u arrit edhe falë mbështetjes së donatorëve, falë edhe ekspertizës së lartë, por do ishte e mirë që të  kishte edhe gjithë përfshirjen politike. Performanca e bashkive ka qenë në rritje dhe e qëndrueshme. Situatat e vështira bashkitë kanë arritur t’i përballojnë me dinjitet. Po ashtu është rritur kapaciteti i burimeve njerëzore.

Ajo shtoi se për realizimin e reformës territoriale, janë parë shumë elementë dhe jo vetëm ato politikë.

Adelina Farrici: Realizimi i kësaj reforme ka ardhur si rezultat edhe i shumë studimeve të bëra nga donatorë të ndryshëm dhe nga shoqëritë civile. Janë parë shumë element dhe jo vetëm ai politik. Në momentin që nuk marrin pjesë të gjithë partitë politike në vendimarrjen e kësaj, patjetër që ka artikulime të ndryshme.

RonaTyra

Po ashtu ajo theksoi se duhet të bërë një studim për rishikimin e kësaj reforme por jo në bazë të interesave politike.

Adelina Farrici: Unë jam për një korrigjim që të vij si një rezultat i një reflektimi ose i një studimi të thellë, se ne do të bëjmë një korrigjim në varësi të preferencave politike do dalim a u realizua një reformë në shërbim të qytetarëve apo një reformë politike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu