Përbërësit
1 lt qumësht
100 gr margarinë
1 bustinë vanilje
8 lugë gjelle niseshte
10 lugë gjelle sheqer
Përgatitja
1
Përgatitja nis shumë thjeshtë dhe mjafton të përzieni në një tenxhere qumështin e nxehtë me niseshten, përzieni mirë derisa niseshteja të jetë tretur.
2
Shtoni sheqerin, margarinën dhe vaniljen.
3
Përzieni derisa kremi të jetë trashur.
4
Ëmbëlsira është gati. Ju bëftë mirë