Recetë/ Bathë me pançetë

0
Gjigandi

Përbërësit

1 kg bathë, 75 gr pançetë e tymosur, tre lugë gjelle e vaj ulliri, 1 kokërr qepë e kuqe, kripë dhe piper sipas dëshirës.

Përgatitja

1. Qëroni bathët dhe i lani me ujë të rrjedhshëm.

2. Në një tenxhere prej balte shtonin sasinë e vajit të ullirit.

RonaTyra

3. Tiganisni në vaj ulliri pançetën e prerë në kubikë në temperaturë të ulët.

4. Hiqni dhjamin e tepërt të lëshuar nga pançeta dhe shtoni qepën e kuqe e prerë në fije të holla.

5. Pasi qepa dhe pançeta të jenë kavërdisur për 2-3 minuta shtoni bathët. Rregullojini me kripë dhe piper dhe mbulojini me gjysmë gote ujë.

6. Lërini në zjarr të ngadaltë të gatuhen për rreth 15 minuta, derisa bathët të zbuten.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu