Reagon SHKK për rastin e Donjeta Pajazitaj: Urdhëresa për dërgimin e të akuzuarit në seancë, ka a…

0
Reagon SHKK për rastin e Donjeta Pajazitaj: Urdhëresa për dërgimin e të akuzuarit në seancë, ka a…
Gjigandi

Gjykata Themelore e Ferizajt ka anuluar sot mbajtjen e seancës gjyqësore në rastin e vrasjes së Donjeta Pajazitajt, ku i akuzuar është Naser Pajazitaj.

Anulimi i seancës u bë për shkak të pamundësisë së sjelljes së të akuzuarit në seancë gjyqësore.

Lidhur me këtë ka reaguar Shërbimi Korrektues i Kosovës, i cili përmes një reagimi për media ka bërë të ditur se urdhëresa për përcjelljen e personit në fjalë për në gjykatë është ardhur me vonesë, dhe si pasojë e kësaj SHKK nuk ka pasur asnjë njësi të lirë për ta zbatuar urdhëresën.

“Bazuar në Rregulloren e Brendshme të Punës, Urdhëresa duhet të pranohet së paku 72 orë më herët, me qëllim që përcjelljet të planifikohen me kohë dhe me prioritet, ndërsa urdhëresa në fjalë është pranuar më 18.02.2022, ora 15:15 për tu realizuar sot më 21.02.2022. SHKK do të vazhdojë të mbetet e përkushtuar në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive të saj në përshtatshmëri të vazhdueshme me ligjet e aplikueshme në vend”,

thuhet në reagimin e SHKK-së.

RonaTyra

Donjeta Pajazitaj u gjet e vdekur në bjeshkët e Strellcit në vitin 2015, 6 javë pas ditës së fundit kur doli nga shtëpia për të shkuar në punë.

I dyshuari për vdekjen e saj është kushëriri i Donjetës, Naser Pajazitaj, i cili aso kohe kishte njoftuar familjarët se e kishte gjetur trupin e pajetë të Donjetës në bjeshkët e Strellcit, të mbuluar me dru.

Nga ajo kohë, rasti është sjellur përpara gjykatës 4 herë, së pari në Gjykatën Themelore në Pejë, e pastaj është bartur në atë të Ferizajt.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu