​Raporti i Performances Komunale, ofrimi i shërbimeve dhe zbatimi i funksioneve qeverisëse në niv…

0
​Raporti i Performances Komunale, ofrimi i shërbimeve dhe zbatimi i funksioneve qeverisëse në niv…
Gjigandi

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal prezantoi sot Raportin e Performancës Komunale për vitin 2020. Raporti mblodhi të dhëna për 102 tregues në 19 fusha të kompetencave komunale me një gamë të gjerë të çështjeve te cilat ofrojnë informata të shumta për gjendjen ekzistuese të qeverisjes dhe shërbimeve të komunave.

Mesatarja e përgjithshme në ushtrimin e kompetencave vërehet në shkallen prej mbi 57%, një përqindje më e ulët se në vitin 2019 edhe për shkak të pandemisë, ndërsa ofrimi i shërbimeve dhe zbatimi i funksioneve qeverisëse mbetet në nivel mesatar.

Ndër fusha të kompetencave ishin shërbimet publike administrative, transparenca komunale, përgjegjshmëria komunale, shëndetësia primare, zhvillimi ekonomik lokal, e të tjera. Siç u tha, në disa fusha komunat kanë treguar rezultate më të mirë në krahasim me vitin paraprak 2019.

Ministri Krasniqi deklaroi se që nga marrja e mandatit qeverisës janë përkushtuar të forcojmë sistemin e raportimit të performancës e po ashtu vëmendje të shtuar verifikimit dhe dokumentimit të dhënave.

Ai theksoi se për herë të parë të dhënat e raportimit nga Komunat verifikohen në terren.

RonaTyra

Krasniqi: Të dhënat e raportimit verifikohen në terren

“Për herë të parë të dhënat e raportimit të performancës nga Komunat verifikohen në terren dhe po ashtu një gjë e rëndësishme e cila në këtë moment ngrit cilësinë e raportimit nga ajo dëshirore në obligative është ligji i bazuar në performancë dhe në grante të performancës. Me këtë ligj raportimi i performancës do të bëhet obligative për secilën Komunë, gjithashtu granti i performancës do të jetë burim i rregullt i përfaqësimit të komunave, bazuar në performancë të hapur në bashkëfinancim me donatorët”,

theksoi Krasniqi.

Krasniqi po ashtu ka thënë që këtë vit bashkë me donatorët kanë vënë në dispozicion tetë milionë euro për Komunat të cilat kanë arritur që të kalojnë në filtrat e 102 indikatorëve dhe kritereve minimale.

Drejtori i Departamentit për performancë komunale pranë MAPL, Diellor Gashi ka thënë që raportimi është bërë në sistemin elektronik të menaxhimit të performancës komunale ku edhe gjenden të gjitha dokumentet referuese sa i përket raportimit.

Ndërkaq gjatë kësaj periudhe, ai ka thënë që kanë raportuar 38 komuna me përjashtim të Komunës së Mitrovicës së Veriut.Përgjithësisht, u tha se komunat me shumicë serbe kanë performuar më dobët.

Gashi: Mësatarja e përgjithshme në ushtrim të kompetencave më e ulët se më 2019

“Mesatarja e përgjithshme në ushtrimin e kompetencave vërehet në shkallen prej 57.06 përqind, pra një përqindje pak më e ulët se në vitin 2019, pasi që 2020 është përball me pandeminë, kështu që një pjesë e aktiviteteve të cilat janë planifikuar nga Komunat nuk kanë mundur të realizohen për shkak të masave kufizuese në këtë drejtim. [.] Në grup komunash që reflektojnë përqindje me të ulët të performancës janë ato me shumicë serbe për shkak të keq raportimit por edhe për shkak që një numër i të dhënave të tyre janë shpallur të pavlefshme për shkak të mungesës të argumentimit dhe ndërlidhjes me dokumentet burimore te komunës”,

tha Gashi.

Sa i përket fushave specifike, Gashi u shpreh se ka pasur rezultate më të mira se viti paraprak në shërbimet publike administrative e transparencë komunale për shka ktë publikimit të vendimeve dhe qasjes në dokumente publike.

Gashi: Shërbimet publike dhe transaprenca shënuan rritje 

Sa i përket fushave specifike janë disa fusha të cilat kanë treguar rezultat më të lartë komunat në krahasim me vitin 2019, është fjala për shërbimet publike administrative, ku në vitin 2020 shkalla e përgjithshme e të arriturave është 3.95 përqind me e lartë se në vitin 2019 [.] Fushë tjetër me rëndësi që të dhënat tregojnë se ka pasur rritje është transparenca komunale në këtë fushë kanë arritur 77.62% në totalin e treguesve apo 4.69% më shumë se në vitin 2019″,

tha ai.

Të dhënat tregojnë se komunat duhet të zgjerojnë kapacitetet e tyre menaxhuse për të përmirësuar shërbimet dhe qeverisjen sipas kompetencave të tyre vetanake, e sidomos në fushat me performancë të ulët si: përfaqësim të barabartë gjinor, transport publik, kanalizim, parkingje, zhvillim ekonomik lokal, planifikim hapësinor, shërbime shëndetësore, hapësira publike dhe infrastrukturë.

Gashi u shpreh se Komunat duhet të shtojnë fokusin edhe në konsultimet publike dhe zbatimin e rekomandimeve të Zyrës Kombëtare të Auditimit.

Gashi: Fokusi duhet të jetë te konsultimet publike

“Komunat duhet të shtojnë fokusin e tyre në raport me zbatimin e standarve minimale të konsultimeve publike. Po ashtu në transmetimin online të mbledhjeve të Kuvendeve të Komunave, miratimin e planit për integritet, nxitjen e qytetarëve më prezent në takime publike si dhe elemtnet të tjera të lloagridhënies që aknë të bëjnë me diskutimn e raportimeve të auditorit, si auditori i brendshëm dhe gjeneral, diskutimin e raportit të perfoemancës në Kuvendin e Komunës dhe zbatimine rekomandimeve të ZKA-së në mënyrë të plotë duek i përcjellë edhe në plane përkatëse”

, vijoi Gashi.

Krasniqi nënvizoi se matja e performancës komunale është një nga prioritetet e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, ndërsa shtoi se vazhdojnë koordinimin e aktiviteteve me komunat e Republikës së Kosovës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu