Raporti final/ Presidenti dekrete antikushtetuese, jo mjaftueshëm për shkarkim

0
Gjigandi

Është hartuar raporti final i Komisionit Parlamentar për Hetimin e shkeljeve të pretenduara të Kushtetutës nga presidenti Ilir Meta për zgjedhjet e 30 qershorit dhe emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Me 6 vota pro, asnjë kundër e asnjë abstenim u miratua raporti përfundimtar që do t’i përcillet Kuvendit në seancë plenare.
Në dokument thuhet se dekretet e nxjerra nga Presidenti janë antikushtetuese por jo sa për ta shkarkuar nga detyra.
“Shkeljet e kryera nga Presidenti i Republikës në formën e veprimeve ose mosveprimeve nuk konsiderohen të mjaftueshme për propozimin seancës plenare shkarkimin e tij”.
Komisioni Hetimor i sugjeron dhe i rekomandon Kuvendit të Shqipërisë rishikim të dispozitave kushtetuese për të qartësuar pozitat e presidentit, një ligj organik për kreun e shtetit.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu