Kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, mori pjesë në ekspozitën tradicionale, që mbahet me nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të komunës së Deçanit, ekspozitë kjo në nderim të datave 5 dhe 6 Maj, si shenjë nderimi dhe përkujtimi për dëshmorët dhe martirët e Kombit.
“Sot kisha kënaqësinë të isha pjesë e hapjes së ekspozitës tashmë tradicionale, që mbahet me nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të komunës tonë.
Ekspozitë kjo në nderim të datave 5 dhe 6 Maj, si shenjë nderimi dhe përkujtimi për dëshmorët dhe martirët e Kombit!.
Dëshmorët dhanë jetën në luftë për qëllimin e shenjtë të Lirisë, andaj edhe ne i kujtojmë dhe lartësojmë figurën e tyre me respektin më të madh!. Lavdi gjakut të të rënëve për Atdhe!”, ka shkruar Ramosaj në profilin e tij në “Facebook”.