Ramës ‘nuk i del e keqja’ me Top Channel-in: Disa media po synojnë helmimin jo informimin e publikut

0
Gjigandi

Kryeministri Edi Rama ka ripërsëritur akuzën e tij për Top Channel duke publikuar një foto të një artikulli të medias në fjalë.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Rama krahas publikimit të fotos shkruan se disa media në vend po dezinformojnë qytetarët për interesa personale duke shtuar se ato kanë qëllim helmimin jo informimin e publikut.

“Një nga shembujt e përditshëm të deformimit të pasqyrave mediatike, të cilat synojnë helmimin jo informimin e publikut! Zonja Vokrri merr prej kohësh bonusin e qerasë. Shtëpia e saj është në ndërtim e sipër! Por kësaj pasqyre s’i duhet e vërteta, i duhet zonja si mish për top”, shkruan Rama.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Rama ka akuzuar Top Channel-in duke thënë që media po dezinformon publikun.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu