Kryeministri Edi Rama gjatë një komunikimi LIVE të hënë në mbrëmje, ka zbuluar një mesazh të ardhur nga një personalitet në Bruksel, i cili ka thënë se ndjek me shqetësim situatën në Shqipëri.
Sipas Ramës, zyrtari i Brukselit theksonte se protestat në Shqipëri dhe në çdo vend tjetër i shërbejnë Rusisë, e cikla kërkon protesta dhe destabilizim ekonomik në vendet e NATO-s.
Ndërkohë që ripërsëriti edhe njëherë se pas këtyre protestave qëndrojnë personat e shpallur dhe të pashpallur non-grata.
‘Një non gratë që kërkon ta bëjë Shqipërinë non-grata bashkë me atë non-gratën e pashpallur. Më ka ardhur një mesazh nga Brukseli, nga dikush në një instancë të caktuar ku thotë, po ndjekim me shqetësim zhvillimet në Tiranë, a keni informacione kush qëndron prapa këtyre protestave, është legjitime ti bëhet presion qeverisë, Shqipëria është në NATO, është gati de fakto në luftë me Rusinë, lufta sjell vështirësi, kjo që po ndodh është vetëm fillimi. Rusia ka shpresë të madhe tek protestat ekonomike në vendet e NATO-s. Nuk po diskutoj këtu se këta i ka nxjerrë në rrugë Putini, por po them se si mund të bëhesh vegël edhe e një interesi tjetër për turpin tënd dhe turpin e të gjithëve duke bërë diçka kaq të paturpshme sa një reagim i tillë’
, u shpreh Rama.