Rama: Subvencionet e naftës për fermerët kanë rritur formalizimin

0
Rama: Subvencionet e naftës për fermerët kanë rritur formalizimin
Gjigandi

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në Kuvend, duke folur me interpelancën me ministren e Bujqësisë.

Rama është ndalur tek nafta për fermerë, që sipas tij, nga viti i shkuar është një produkt i subvencionuar nga qeveria në funksion të mbështetjes së fermerëve.

“Skema e bën ët pamundur devijimin. Ka ndodhur në të shkuarën. Kjo paketë e rezistencës sociale shton mbështetje për fermerët me naftë falas duke bërë kompensimin e plotë të të gjithë pjesës së taksave që ata paguajnë për naftën. Bën të mundur që për këtë skemë të financohen 14 milion dollarë. Është shumë domethënëse. Adreson nevojat. Skema ka edhe një tjetër efekt pozitiv që po rrit formalizimin”,

tha Rama.

Rama mes të tjerash është shprehur se në realitetin e Bujqësisë së qeverisjes së tij, zgjerohet cdo vit dhe nuk varet nga lëmoshat, por jep mbështetje.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu