Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook, ka përshëndetur votimin pro për miratimin Projektit të Portit të Durrësit,
Rama shprehet entuziast për zhvillimin ekonomik që ky Port do t’i sjellë vendit tonë.
“MIRËMËNGJES
dhe me kënaqësinë e hapjes me votën e mbrëmshme PRO të rrugës për ndërtimin e Portit të Turistik, që do të jetë një motor i jashtëzakonshëm ekonomik për Durrësin e mbarë Shqipërinë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kreu i qeverisë në Facebook.
Pas një seance të maratonë të shoqëruar me debate të nxehta, që ka zgjatur mbi 14 orë, Parlamenti ka miratuar mbrëmjen e djeshme Projektin e Portit të Durrësit.
Projekti u votua me 74 vota pro dhe 35 kundër, ndërkohë që kryeministri Edi Rama nuk ishte i pranishëm.