Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu kanë mbledhur mjekët dhe infermieret e vendit për t’u shprehur mirënjohje për punën që kanë bërë gjatë vitit 2022.
Rama gjatë fjalës së tij foli dhe për fenomenin e ikjes së mjekëve nga Shqipëria në Gjermani, teksa tha se kjo po ndodh në shumë vende dhe se është lëvizja e lirë.
Ai ndër të tjera vlerësoi Universitetin e Mjekësisë duke thënë se japin dije, që edhe Gjermania i vlerëson dhe i kërkon.
“Më vjen mirë që sot sjell këtu faktin që pavarësisht vështirësive të kësaj kohe, një prirjeje që është edhe mes bluzave tona të bardha, siç është në shumë vende të jugut të Evropës, për tu larguar, kemi punësuar 5 mijë infermierë në sistemin tonë shëndetësorë. Janë mbi 900 vetëm këtë vit të punësuar me sistem. Janë 1320 mjekë, 335 vetëm gjatë këtij viti, që ka qenë një vit i rëndësishëm për të hapur më shumë kuota në këtë vot akademik. 100 mjekë janë atashuar në spitalet tona rajonale.
Do ta lë për në fund ëmbëlsirën ne Universitetit të mjekësisë, është një burim krenarie, jo vetëm për faktin që përball një fluks të madh kërkesash, por cilësinë e mësimdhënies e aprovon, certifikon e akrediton edhe në një mënyrë tjetër, përmes të gjithë atyre që priten krahëhapur në tregun evropain e sidomos në Gjermani, sepse zotërojnë dije që i bëjnë të kërkuar për atë treg. Kam pasur një bisedë me një nga autoritetet e larta gjermane, lidhur me këtë fakt që shteti shqiptar shpenzon jo pak për formimin e mjekëve të rinj, ndërsa shteti gjerman i merr gati. Në këtë pikë nuk ka shumë për të bërë, është liria e lëvizjes, liria e zgjedhjes, por ne po përpiqemi të kompensohemi dhe gjëja që dua të sjell nga ajo bisedë është se mjekët që vijnë nga Shqipëria janë një shembull shumë habitës sepse kanë dije të spikatura mes mjekëve që vijnë jashtë BE-së. Kjo na bën të mendojmë se nuk e njohin shumë mirë Shqipërinë, duke qenë se Shqipëria nxjerr këto lloj mjekësh” tha Rama.
o.j/dita