Përplasje Tiranë-Beograd/ Daçiç-Xhaçkës: Po inkurajoni Kurtin për provokime

0
Gjigandi

Qeveria shqiptare ka reaguar ashpër për tensionet në veri të Kosovës, duke bërë përgjegjëse grupet kriminale serbe. Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka kërkoi nga Serbia të mos i justifikojë këto grupe dhe barrikadat që ato kanë ngritur, ndërsa paralajmëron se loja me zjarrin është një ide shumë e keqe. Por ministri i Jashtëm i Serbisë e ka cilësuar këtë reagim si një inkurajim për Kurtin.

“Barrikadat që janë ngritur në veri, jo prej ndonjë vale zemërimi popullor, por nga një grup kriminelësh famëkeq. Ne jemi me Kosovën në këtë situatë të vështirë dhe i bëjmë thirrje autoriteteve serbe të mos i justifikojnë as barrikadat e as grupet kriminale që refuzojnë t’i largojnë ato. Të luash me zjarrin është një ide shumë e keqe për të ardhmen e të gjithë fëmijëve tanë”, deklaroi Xhaçka.

Por Serbia duket se ka qënë jo fort e kënaqur nga kjo deklaratë, duke akuzuar Xhaçkën përmes homologut të saj, Ivica Daçiç, se do të mbajë përgjegjësi për këto deklarata që sipas tij inkurajojnë Kurtin për destabilitet në rajon.

“Në asnjë fjalë nuk i ka kujtuar Kurtit se e ka obligim ndërkombëtar të zbatojë Marrëveshjen e Brukselit, Rezolutën 1244 për të mos dërguar njësitet të armatosur shqiptare në veri dhe jo të arrestojnë serbët vetëm se janë serbë. Në vend që ta paralajmërojë që të mos e kërcënojë paqen dhe stabilitetin në rajon, ministrja shqiptare e inkurajon atë për provokime të mëtejshme. Prandaj ajo dhe gjithë bashkësia ndërkombëtare mbajnë një përgjegjësi të madhe për gjithçka që po ndodh dhe mund të ndodhë në Kosovë”, deklaroi Daçiç.

Tensionet në veri të Kosovës dhe paralajmërimet e presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç për luftë, duket se kanë sjellë përplasjet e para të forta mes Tiranës dhe Beogradit.

RonaTyra

o.j/dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu