Rama ndan pamjet nga Gramshi: Do t’iu shërbejmë qytetarëve në çdo cep të vendit

0
Gjigandi

Në Kukur të Gramshit vijon puna për ndërtimin e urës, që lidh fshatin me mbi 1600 banorë, me pjesën tjetër të qytetit.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë foto në faqen e tij në “Facebook”, ndërsa ministrja Belinda Balluku ka inspektuar nga afër punimet.

Shefi i qeverisë thotë se këto ndërhyrje do vazhdojnë të kryhen në çdo cep të vendit për të adresuar problemet dhe kërkesat e komunitetit.

“Në Gramsh, vijon puna për ndërtimin e urës në fshatin Kukur. Një ndërhyrje e rëndësishme, e cila zgjidh një problematikë të hershme, duke ju shërbyer afro 1600 banorëve në fshatrat Kukur, Rashtan e Rovien, të cilët do të mund të aksesojnë më shpejt e më lehtë qytetin e Gramshit. Do të vazhdojmë t’ju shërbejmë qytetarëve, në çdo cep të vendit, përmes ndërhyrjeve të cilat lehtësojnë jetesën e tyre”, shkruan Rama.

RonaTyra

j.l./ ABC24.AL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu