Kryeministri Edi Rama ishte dëshmitari i fundit, i cili u përball me komisionin hetimor parlamentar për impiantet e mbetjeve, ku u bombardua me pyetje për arrestimin e ish-ministrit Lefter Koka.
Afera e pretenduar nga demokratët sipas kryeministrit është thjesht në kokën e inicuesit të këtij komisioni.
Kryeministri kundërshtoi me forcë pretendimin se për inceneratorin e Tiranës qeveria pagoi 100 milion euro.