Një person ka rrezikuar të mbytet në ujërat e lumit Drin pasi po kalonte mbi një urë me biçikletë.
Mësohet se personi ka humbur kontrollin e biçikletës dhe për pasojë ka rënë në ujërat e lumit në Ishull-Lezhë.
I plagosuri është nxjerrë nga efektivët e zjarrëfikëses dhe banorët e zonës ku më pas është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës për ndihmë mjekësore.