Një qytetar nga fshati Pataqan, të Rahovecit, ka gjetur një kuletë me shumë prej mbi 4000 eurosh, si dhe dokumente personale.
Siç thuhet në komunikatë, ai menjëherë e ka njoftuar policinë dhe të hollat e gjetura i ka dorëzuar në Stacionin Policor në Prizren.
“Personit që i ka humbur kuleta ishte E.M., nga fshati Nushpall i Rahovecit. Pranim – dorëzimi i kuletës mes palëve është bërë në Stacionin Policor në Prizren
“, thuhet tutje.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, e ka falënderuar qytetarin E.I., për gjestin human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të hollave të gjetura në Stacionin e Policisë.