Qytetarët sot sërish në protestë kundër rritjes së çmimeve, përshkallëzim i qëndrimit, ja çfarë ë…

0
Qytetarët sot sërish në protestë kundër rritjes së çmimeve, përshkallëzim i qëndrimit, ja çfarë ë…
Gjigandi

Qytetarët do të dalin sërish sot në protestë kundër rritjes së çmimeve. Me gjithë deklaratat e kryeministrit Edi Rama se protestat janë një turp për Shqipërinë dhe dëmtojnë qëndrimin e saj në arenën ndërkombëtare në lidhje me luftën në Ukrainë, shoqëria civile ka paralajmëruar se nuk do të ndalet.

Protesta është parashikuar të nisë në orën 11:00 nga sheshi “Skënderbej” e më pas protestuesit do të drejtohen për në kryeministri. Një përfaqësuese e protestës, tha dje se qeveria ka reaguar, por jo se ata kanë dashur. Sipas saj, nëse qeveria nuk pranon kërkesat e qytetarëve, protestat do të vijojnë pambarimisht.

“Këto masa nuk janë të mjaftueshme për përballimin e krizës. Nuk ka garanci që çmimet do të jenë të ulëta në vazhdimësi. Paketa për njerëzit në nevojë është minimale. Kërkesa dhe propozimet tona të përpiluar me ndihmën e grupeve të interesit, janë përpiluar që të garantohet mirëfunksionimi i tregut. Këtë të shtunë, 19 mars të gjithë qytetarët do të jenë në protestë sërish dhe do të marshojnë nga sheshi ‘Skënderbej’ drejt kryeministrisë. Kjo është protestë e qytetarëve dhe ne nuk do të rreshtim deri në përballimin e krizës. Protestat nuk do të ndalen derisa qytetarët të trajtohen me respekt nga qeveria e tyre”,

tha përfaqësuesja.

Protestuesit kanë paralajmëruar se do të ketë marshim nga sheshi ‘Skënderbej’ drejt kryeministrisë e më pas pritet të ulen në bulevard para godinës së qeverisë.

RonaTyra

“Protestat do të vijojnë pa ndërprerje”,

tha përfaqësuesja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu