Qytetarët në Florida injorojnë paralajmërimet: Bëjnë selfie ndërsa uragani Ian afrohet (Video)

0
Gjigandi

Qytetarët në Florida kanë rrezikuar jetën në përpjekje për të bërë selfie me dallgët e furishme ndërsa vendi është goditur nga uragani Ian.

Disa qytetarë, mes tyre edhe fëmijë, që sfidojnë dallgët e rrezikshme “të armatosur” me shkopinj për selfie apo me kamera ndërkohë që era frynte me 96 kmh.

Qytetarët  sfiduan jo vetëm kushtet e motit por edhe paralajmërimet e policisë lokale që u kishte bërë thirrje që të shmangnin lëvizjet nga shtëpia. Në disa zona po ashtu u bë thirrje edhe për evakuim.

Kujtojmë se uragani Ian do të zbresë në kontenë Charlotte në bregun jugperëndimor të Floridës, potencialisht si një stuhi e kategorisë së pestë. Ian, i cili vetëm kohët e fundit u moderua në një stuhi katastrofike të Kategorisë Katër, ka sjellë me vete erëra me një shpejtësi prej 249 kmh.

 

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu