“Qeveria është dorëzuar”/ Braçe: Çmimet e imputeve bujqësore janë rritur me 3 herë

0
“Qeveria është dorëzuar”/ Braçe: Çmimet e imputeve bujqësore janë rritur me 3 herë
Gjigandi

Deputeti socialist Erion Braçe, tha këtë të enjte se problemi i parë me bujqësinë është rritja deri në 3 herë më shumë e çmimeve të imputeve bujqësore.

Për këtë problem, Braçe tha se qeveria është dorëzuar. Gjatë fjalës së tij nga foltorja, Braçe akuzoi se tregu është i kapur dhe se janë vetëm dy apo tre subjekte që zotërojnë 95-98% të tregtisë së një produkti.

Braçe: Kemi 3 probleme të mëdha në bujqësi. I pari, çmimet e rritura deri në 3 herë të imputeve bujqësore. ndryshimet klimës me impakt të fortë në ciklet e prodhimit, nevojën për ujë jashtë sezoneve normale dhe burimet ujore. Shkretëzimi i tokave nga përdorimi masiv i puseve nëntokësore veçanërisht afër brigjeve detare, siç është në Divjakë. Për problemin e parë, qeveria është dorëzuar, ka ngritur duart lart dhe po përsërit vetveten s’kemi ça bëjmë është tregu’. Tregu është i kapur dhe i përqendruar. 2-3 kompani që zotërojnë 95-98% të tregtisë së një produkt nuk bëjnë treg.

Gruri del me humbje, misri me fitim që nuk arrin pagën minimale. blegtoria, lopët dalin me humbje. Këtu mbivendoset edhe problemi i madh i çmimeve në shitje që favorizojnë grumbulluesit dhe kurrë bujkun e fshatarin. Uji i munguar për vaditje than gjithçka. Ka problem për të sigurua ujin e ëmbël për vaditje. Lushnja dhe Divjaka kanë 4 degë për vaditje ,e Çukasit që vadit gati 10 mijë hektarë dhe është rehabilituar. Dega e Krutjes ujit 8600 hektarë. Kjo vjeshtë do kthehet në problem për shkak të çmimit të naftës. Një pjesë e skemave ujitëse nuk janë plotësisht të rehabilituara, mbeten qindra hektarë tokë pa vaditur e pa kulluar. Përdoren pompa, kostoja shkon shumë që nuk përballohen dot tani.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu