Një fermer në Vushtrri është në hall me qentë endacakë, pasi të njëjtit po ia sulmojnë vazhdimisht bagëtitë.
Kafshimit të tyre nuk mund t’i rezistonin dhjetëra dele që ngordhën dy ditë më parë në fushat afër fermës së tyre, në periferi të qytetit.
Për këtë telash janë të informuar edhe në Komunën e Vushtrrisë.
Aty thanë se kanë formuar një komision për vlerësim, e më pas do të bëjnë kompensimin e dëmit.