Policia greke vijon kërkimet për kapjen një 38-vjeçari shqiptar që akuzohet për vrasjen e një 47-vjeçari në Kalamata, i njohur me nofkën “amerikani”. Ngjarja ndodhi ditën e premte. Mediat greke raportojnë se shqiptari thuhet se fshihet në një mal në zonën e Kitries. Nga hetimet e deritanishme rezulton se mes shqiptarit dhe viktimës ka pasur mosmarrëveshje, ndërsa 38-vjeçari mendohet se është arratisur nga një lokal ku ka marrë prej aty ushqime dhe veshje.
Megjithatë, nuk dihet nëse ai fshihet atje apo ka kërkuar një rrugë për të shpëtuar, ndoshta në vendlindje. Ende nuk dihet nëse shqiptari ka dashur të vriste 47-vjeçarin apo e ka qëlluar në këmbë për shkak të kanosjes dhe plumbi ka goditur një arterie qendrore duke i shkaktuar gjakderdhje të madhe dhe më pas vdekjen.
Ndërkohë, sot do të dalin para gjykatës 22-vjeçari i përfshirë në vrasje si dhe dy shtetasit grek të moshës 40 dhe 50 vjeç, të cilët përballen me akuzën e kundërvajtjes për dëshmi të rreme dhe nxitje të kriminelëve.