Pyjet e Amazonës humbën “3 000 fusha futbolli në ditë” në vitin 2022

0
Gjigandi

Një zonë me madhësi të barabartë me 3 000 fusha futbolli në ditë në pyjet e Amazonës në Brazil është shpyllëzuar vitin e kaluar, njoftoi Instituti i Amazonës për Njerëzit dhe Mjedisin. Instituti, i cili merret me hulumtime dhe ruajtjen e pyjeve të Amazonës, tha në një deklaratë se shpyllëzimi në Amazonë është rritur edhe më shumë në vitin 2022.

Në deklaratë thuhet se në muajin dhjetor të vitit 2022 u shkatërruan 287 kilometra katrorë sipërfaqe pyjore, që korrespondon me 105 për qind më shumë sipërfaqe se në dhjetor 2021.

Pyjet e Amazonës, të cilësuara si “Mushkëritë e Tokës” me oksigjenin që i siguron tokës, parandalon çlirimin e më shumë se 1 miliard tonë karboni atmosferik në vit, dhe është gjithashtu shtëpia e 10 për qind të specieve të kafshëve dhe bimëve në botë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu