Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani në lidhje me postin që do të zëvendësojë Gledis Nanon nga Policia e Shtetit.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, Manjani ka shtruar pyetjen ‘nëse do të jetë bodyguardi i kryeministrit Edi Rama drejtori i ri i Policisë së Shtetit?’.
Sakaq i ka bërë thirrje medias që të sigurojnë informacion e saktë në lidhje me këtë ‘dyshim’ të tijën, pasi nëse qëndron si fakt atëherë sipas tij kjo mund të jetë arsyeja e shkarkimit nga detyra e Gledis Nano.