Putin nënshkruan ligjin për tërheqjen e Rusisë nga traktati i ndalimit të testimeve të armëve bërthamore

0
Gjigandi

Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një ligj për tërheqjen e Rusisë nga Traktati i Ndalimit Gjithëpërfshirës të Testeve Bërthamore (CTBT).

Traktati u nënshkrua në emër të Rusisë më 24 shtator 1996 në Nju Jork dhe u ratifikua nga Rusia më 27 maj 2000. Dokumenti supozohej të bëhej instrumenti kryesor ligjor ndërkombëtar për ndalimin e çdo lloj prove bërthamore. Megjithatë, deri më sot, traktati nuk ka hyrë në fuqi sepse nuk është ratifikuar nga 8 nga 44 shtetet që kanë armë bërthamore ose potencial për t’i krijuar ato.

Sipas dokumentit të publikuar në portalin zyrtar ligjor, ligji i miratuar ishte krijuar për të rivendosur barazinë në angazhimet e kontrollit të armëve bërthamore. Specifikohet se dokumenti krijon një bazë ligjore që Rusia të tërheqë instrumentin e saj të ratifikimit, por nuk nënkupton tërheqjen e vendit nga CTBT.

Dokumenti do të hyjë në fuqi në ditën e publikimit të tij zyrtar, raporotn Tass.

Zëdhënësi i Kremlinit tha më herët se tërheqja e ratifikimit të traktatit barazon situatën në fushën e testimeve bërthamore për Moskën dhe Uashingtonin, të cilët nuk e ratifikuan kurrë dokumentin. Ai gjithashtu vuri në dukje se tërheqja e ratifikimit të CTBT nuk do të thotë se Rusia planifikon të kryejë teste bërthamore.

RonaTyra

 

 

 

 

 

p.k\dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu