Një person i ka shpëtuar mbytjes në bregdetin e Spillesë, Kavajë.
Burime për median bëjnë me dije se kanë qenë pushuesit ata të cilët kanë vënë re se i riu kishte kaluar perimetrin e sigurisë, teksa kanë ndërhyrë menjëherë për t’i dhënë ndihmën e parë.
Raportohet se i riu po mbahet në vëzhgim nga vrojtuesit e plazhit, teksa pritet që ambulanca të mbërrijë në vendin e ngjarjes.
Ende nuk dihet mosha e të riut.