Pushuesit shpëtojnë nga mbytja të riun në plazhin e Spillesë, asnjë ambulancë në ‘horizont’

0
Gjigandi

Një person i ka shpëtuar mbytjes në bregdetin e Spillesë, Kavajë.

Burime për median bëjnë me dije se  kanë qenë pushuesit ata të cilët kanë vënë re se i riu kishte kaluar perimetrin e sigurisë, teksa kanë ndërhyrë menjëherë për t’i dhënë ndihmën e parë.

Raportohet se i riu po mbahet në vëzhgim nga vrojtuesit e plazhit, teksa pritet që ambulanca të mbërrijë në vendin e ngjarjes.

Ende nuk dihet mosha e të riut.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu