“Deri dje ishte thjesht Miss Ukraina”.
Kështu shkruan kryeministri Edi Rama, i cili nuk i ka shpëtuar dot përfshirjes emocionale për rezistencën e popullit ukrainas ndaj pushtuesit rus dhe ka publikuar foton e Miss Ukrainës 2014, e cila i është bashkuar luftës dhe ka pozuar me armë në dorë.
Anastasiia Lenna, një konkurrente e konkursit të bukurisë që fitoi titullin Miss Ukraina në vitin 2014, ka dëgjuar thirrjen e Presidentit Zelensky për qytetarët që të marrin armët për të luftuar kundër pushtimit të Ukrainës.
Anastasiia Lenna
Mediat ndërkombëtare i kanë kushtuar disa shkrime vajzës luftëtare tashmë.