Princeshë Diana lindi në një familje aristokratike britanike me origjinë mbretërore dhe ishte fëmija i katërt dhe vajza e tretë e John Spencer dhe Frances Sand Kidd. Dobësia e saj e madhe ishte nëna e saj, si dhe vëllai i saj Charles Spencer.
Ky i fundit, përmes llogarisë personale në Instagram ka postuar një foto ku shfaqet portreti i Francës i cili zbukuron bibliotekën e pallatit Althorp. Vëllai i Princeshës Diana donte të nderonte kujtimin e nënës së tyre, e cila u nda nga jeta në vitin 2004 në moshën 68-vjeçare.
“Portreti i nënës sime, duke qëndruar në bibliotekën e Althorp, i rrethuar nga fotot e 4 fëmijëve të saj”, ka shkruar në mbishkrimin e tij.
Siç pritej, komentet flisnin për një ngjashmëri të çuditshme mes vajzës dhe nënës. “Është e lehtë të shihet se ku e ka marrë Princesha Diana bukurinë e saj”, ka shkruar një fans.