Publikohet dosja/ 7 vajzat e arrestuara për prostitucion, paguheshin deri në 1000 euro

0
Gjigandi

Pak ditë më parë, 7 vajza me kombësi kolumbiane, spanjolle, dhe ruse, u arrestuan në Tiranë, pasi ishin pjesë e një rrjeti prostitucioni. Për shërbimet që kryenin, këto vajza paguheshin nga 200 në 1000 euro. Gjykata caktoi detyrim paraqitje për 7 vajzat e arrestuara në flagrancë, Lismar Maryelis John Perez, 28 vjeçe, Leidi Yaritza Anillo Bolano, 23 vjeçe, Yuri Lorena Vargas Sanchez, 28 vjeçe, Beisi Yusmar Rojas Ruiz, Daniela Carolina Mendoza Barboza, 31 vjeçe, Margarita Grushevskaia, 21 vjeçe, Laura Vanesa Mercado Baselga, 22 vjeçe, Beisi Yusmar Rojas Ruiz 30 vjeçe.

Hetimet proaktive janë zhvilluar nga shkurti 2022, midis Prokurorisë së Tiranës dhe antitrafiqeve në policinë e Tiranës. Gjithashtu në dosje, theksohet se në hetim janë vënë disa shtetas shqiptar. Sipas vendimit vajzat shfrytëzoheshin për prostitucion nga shqiptarët.

Në dosjen e prokurorisë thuhet se lidhjet e shqiptarëve me ish-Bashkimin Sovjetik para viteve 90 ndërtuan rrjetin e prostitucionit eskortë në Tiranë. Përgjimet dhe kontrollet në terren zbuluan se si vajzat ishin ndarë në disa zona të kryeqytetit. Vajzat me origjinë ruse ukrainase polake. Nga kontrollet u zbuluan 4 baza në tiranë.

Skema ishte e njëjtë, vajzat silleshin në Tiranë si turiste e më pas i shfrytëzonin dhe më pas largoheshin për tu zëvendësuar me të tjera./ Report TV

RonaTyra

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu