Teknologjia është shndërruar në një domosdoshmëri për jetën e gjithësecilit, duke pasur efekte pozitive. Por përdorimi masiv i teknologjisë po jep efektet anësore që lidhen me ekspozimin e fëmijëve duke ju shkaktuar dëme të mëdha psikologjike. Aksesi pa limit i fëmijëve në platforma të ndryshme si YouTube, Tik Tok dhe rrjete sociale ka pasoja negative në mënyrën si përceptojnë botën duke rrezikuar shëndetin mendor.
Gjatë një interviste të zhvilluar nga Abc24.al me psikologen Ardiola Bodinaku, ajo tregon se ky personazh horror sjell dëme të mëdha në psikologjinë e fëmijëve por jo vetëm. Fëmijët modelojnë sjelljet që shohin, modelimi çon në rutina dhe rutina kthehet në sjellje. Ky është shkak edhe i femomenit të bullizmit, i cili nis që kur fëmija është në kopësht, më pas në shkollë dhe kjo problematikë normalizohet.
“Është promovues i dhunës, mjafton të shohësh dhëmbët, për një fëmijë nëse pyetet për çfarë shërben goja + dhëmbët do të thotë për tu ushqyer por, një gojë kaq e madhe për çfarë do të shërbente, sigurisht që do dëgjonim përgjigjen për të kafshuar dhe kafshimi është instikt jo njerëzor. Nuk duhet të harrojmë që fëmijët modelojnë sjelljet që shohin, modelimi na çon në rutina dhe rutina kthehet në sjellje. Dhe rreziku është ajo që po shohim çdo ditë e më shumë që fëmijët i zgjidhin problemet apo keqkuptimet me sjellje të dhunshme apo kanosje ndaj njëri-tjetrit dhe jo nëpërmjet fjalës, sepse këto personazhe nuk flasin, thjesht veprojnë. Me shumë gjasa do jenë ata të rritur që nuk do të dinë të marrin kohën që i duhet për të marrë një vendim, të zgjidhin një konflikt apo të shprehin një emocion nëpërmjet fjalës. Pasi për ta, fjala dhe marrëdhëniet nuk do të kenë më vlerë për sa kohë i ka munguar në fëmijëri. Koha e shpenzuar në familje nuk do të jetë me vlerë sepse ka qenë mungesë në rritjen e tyre.
Gjithçka e thënë dhe e diskutuar në kaq kohë nga të gjithë specialistët e shëndetit mendor dhe zhvillimit, nuk po merr vëmendjen e duhur nga prindërit dhe institucionet arsimore prandaj kemi fenomenin e bullizmit të dukshëm që në kopësht e për të mos diskutuar pastaj në shkolla që është kthyer në sjellje,” u shpreh psikologia.
Intervista e plotë:
Çfarë rreziku i vjen fëmijëve nga ky personazh?
“Nëse eksplorojmë në internet shohim që përshkrimi i këtij personazhi vjen me titullin MONSTËR ose SUPERHORROR, çka është e dukshme të kuptojmë se me çfarë personazhi do kemi të bëjmë, pritshmëritë janë të tilla që do shohim agresivitet në veprimet që kryen dhe pamje të frikshme në imazhe, të dyja këto karakteristika do të sjellin dëmtim të perceptimit të fëmijëve për sa i përket funksionit real që duhet të kenë personazhet e fëmijëve, që është argëtimi i tyre”.
Si mund ti mbrojnë prindërit fëmijët e tyre?
“Këtu lind detyra kryesore që ka prindi, ti ofrojë fëmijës së tij lodra të sigurta dhe kjo nuk është absolutisht e vështirë për tu realizuar sepse eksplorimi në internet të jep pafund informacione dhe prindërit kanë akses 24/24 të hulumtojnë mbi funksionon e vërtet që ka një lodër. Ata duhet ta zgjedhin lodrën me sytë e një fëmije që kapacitetin konjitiv nuk e kanë në përmasat e një të rrituri, çka do të thotë kjo lodër nuk të bën për të qeshur apo nuk të krijon ndjenjën e përqafimit, sapo e sheh të jep menjëherë përshtypjen e diçkaje që të dëmton (dhëmbët aq të mëdhenj).”
“Prindërit duhet të lexojnë mbi historikun që shoqëron çdo lodër, kjo do e bëjë edhe më argëtuese dhuratën dhe mbi të gjitha do ti ngacmojë imagjinatën dhe do të kthehet në lojë të fëmijës me fëmijët e tjerë. Nuk mund të lëmë pa përmendur kohën fizike që duhet të kalojë të paktën njëri nga prindërit ose personi madhor që kujdeset për fëmijën, sepse të mos harojmë që prindërit janë në punë dhe një pjesë e madhe e kohës i ngelet gjyshërve apo dadove, të cilët edhe ata duhet të tregojnë kujdes maksimal për sa i përket sigurisë së fëmijës nëpërmjet lodrave”.
E pyetur nëse është një promovues i dhunës dhe çfarë risku sjell mësimi me të, psikologia thotë se:
“Sigurisht që është promovues i dhunës, mjafton të shohësh dhëmbët, për një fëmijë nëse pyetet për çfarë shërben goja + dhëmbët do të thotë për tu ushqyer por, një gojë kaq e madhe për çfarë do të shërbente, sigurisht që do dëgjonim përgjigjen për të kafshuar dhe kafshimi është instikt jo njerëzor. Nuk duhet të harrojmë që fëmijët modelojnë sjelljet që shohin, modelimi na çon në rutina dhe rutina kthehet në sjellje. Dhe rreziku është ajo që po shohim çdo ditë e më shumë që fëmijët i zgjidhin problemet apo keqkuptimet me sjellje të dhunshme apo kanosje ndaj njëri-tjetrit dhe jo nëpërmjet fjalës, sepse këto personazhe nuk flasin, thjesht veprojnë.
Por çfarë thotë psikologia lidhur me aksesin pa limit të fëmijëve në platforma të ndryshme si YouTube, Tik Tok etj. Ardiola Bodinaku thotë se:
“Është alarmante koha në të cilën fëmija po kalon në platforma digitale si YouTube/TikTok/ Rrjetet Sociale, kjo kohë pa limit ka rrisk shumë të madh për sa i përket ndikimit në rritjen dhe zhvillimin e fëmijës dhe po sjell dëmtime të ndryshme. Fizikisht po i dëmton shikimin dhe skeletin kockor të qafës, në drejtim të konjicionit po i dëmton përqëndrimin, durimin, vëmendjen, në drejtim emocional i ka bërë ata të kenë tendencë ti zgjidhin mosmarrëveshjet në forma të ndryshme agresiviteti. Sepse i tillë është efekti që japin ekranet apo përbërja e programeve televizive”.
Kur këta fëmijë me trauma për shkak të videove horror që shohin, çfarë të rriturish do të jenë ditën e nesërme? A nxit dhunë tek fëmijët? Psikologia rrëfen se:
“Me shumë gjasa do jenë ata të rritur që nuk do të dinë të marrin kohën që i duhet për të marrë një vendim, të zgjidhin një konflikt apo të shprehin një emocion nëpërmjet fjalës. Pasi për ta, fjala dhe marrēdhëniet nuk do të kenë më vlerë për sa kohë i ka munguar në fëmijëri. Koha e shpenzuar në familje nuk do të jetë me vlerë sepse ka qenë mungesë në rritjen e tyre.
Gjithçka e thënë dhe e diskutuar në kaq kohë nga të gjithë specialistët e shëndetit mendor dhe zhvillimit nuk po merr vëmendjen e duhur nga prindërit dhe institucionet arsimore prandaj kemi fenomenin e bullizimit të dukshëm që në kopësht e për të mos diskutuar pastaj në shkolla që është kthyer në sjellje”.
Në mbyllje, psikologia Ardiola Bodinaku ka një thirrje për të gjithë prindërit:”Duhet ti kushtojmë vëmendje familjes ku ti mësojmë fëmijës vlerat e arta të kohës produktive të kaluar bashkë, me aktivitete dhe lojëra qe rrisin ndërveprimin me njeriun dhe jo ekranin dhe shkolla ta kthejë në qëllim, edukimin se si fëmijët ti ndihmojmë të jenë të shëndetshëm shpirtërisht dhe edukimi të marrë vlera njerëzore”.
Kjo “formë argëtimi” mund të shkarkohet lehtësisht në aplikacione të ndryshme por edhe në platformën e YouTube mund të gjenden lehtësisht video nga kjo lojë kaq e frikshme.
Së fundmi, edhe në Shqipëri po shihet masivisht loja horror “Poppy Playtime”. Një nënë ka paraqitur shqetësimin për fëmijën e saj dhe jep alarmin për të gjithë prindërit. Tek kjo video lojë horror të quajtur “Poppy Playtime” me personazh kryesor ‘Huggy Wuggy’, gjithçka zhvillohet brenda një fabrike lodrash të braktisur dhe ‘Huggy Wuggy’ e shmang lojtarin dhe përpiqet ta kapë dhe ta vrasë. Në rrjedhën e kësaj loje kuptohet që kukullat vranë të gjithë punonjësit e fabrikës. Ai këndon një këngë në anglisht dhe thotë fjalë të tilla ku teksti përmban veprime të dhunshme që nuk përshtaten me formatin për fëmijë, të tipit si: “I kam dhëmbë të mprehtë që mundem të të kafshoj deri sa të dalë gjaku”, “kurrë mos më quaj të shëmtuar, më mbaj këtu për të më parë kështu si dukem”, “pa marrë parasysh se ku do të shkosh unë do të të gjej” etj.
Të gjitha momentet nga video-t janë të tmerrshme dhe nxisin dhunë dhe agresivitet tek fëmijët. Por ky nuk është problemi i vetëm. Tashmë shumë kompani, e kanë shfrytëzuar këtë lojë duke krijuar bluza, postera dhe lodra prej pellushi. Nëna shpreh shqetësimin e saj se kjo lodër prej pellushi që shitet kudo është tepër e frikshme për fëmijët dhe duhet të jetë alarmuese për prindërit.
Madje, është krijuar edhe një aplikacion “Call Huggy Wuggy” që të jep idenë se të telefonon ose shkruan personazhi kryesor.
Por çfarë është kjo video lojë horror?
“Poppy Playtime” është një video lojë horror mbijetese e realizuar dhe publikuar nga “MOB Games”. Lojtari merr rolin e një ish-punonjësi të kompanisë së prodhimit të lodrave “Playtime Co”, i cili riviziton fabrikën e braktisur të lodrave, 10 vite pas zhdukjes së stafit të saj. Lojtari zbulon se fabrika është e mbushur me lodra që janë të gjalla dhe dashakeqe ndaj tyre dhe fillon të kërkojë një mënyrë për të shpëtuar. Ai është i vetëm dhe duhet të shpëtojë nga lodra e quajtur “Huggy Wuggy”, me një vegël të quajtur ‘GrabPack’ në formën e dorës, e cila përdoret për të kapur, tërhequr dhe mbledhur objekte ose për të hapur dyert dhe për t’u larguar nga arushi lodër që po e ndjek.
Si nisi?
Pjesa e parë u publikua në Steam për Microsoft Windows në 12 tetor 2021 dhe më vonë për Android dhe iOS më 11 mars 2022. Pjesa e dytë u publikua për Microsoft Windows në 5 maj dhe për iOS dhe Android në 15 gusht të këtij viti. Loja mori vlerësime pozitive për lojën e saj në prezantimin e saj fillestar, por pjesa e dytë e lojës mori vlerësime pozitive dhe negative për gabimet e saj të shumta. Për më tepër, ekipi i “MOB Games” që publikon këto lojëra mori kritika të ashpra për përmbajtjen e saj.
Ideja e “Poppy Playtime” u mendua fillimisht nga drejtori i kësaj loje Isaac Christopherson, e më pas duke i dhënë “MOB Games” idenë për të krijuar diçka me lojën që nuk duket aq e vështirë, ndërsa mbetet ende emocionuese, i tmerrshëm dhe unik. Traileri për pjesën e parë të lojës u lançua në shtator të vitit 2021. Pas publikimit të pjesës së parë, shumë kompani e kanë shfrytëzuar këtë lojë duke bërë bluza, postera dhe lodra prej pellushi.
Të gjitha pjesët e video lojës pas të parës, do të publikohen në bazë të shifrave të shkarkueshmërisë. Traileri i pjesës së dytë u publikua në YouTube në 3 prill 2022.
Pjesa e dytë është 3 herë më e gjatë se pjesa e dytë. Një trailer për pjesën e 3-të të lojës u publikua më 6 gusht, i cili pritet të publikohet në vitin 2023.
“Poppy Playtime” u prit mirë në lançimin e tij fillestar, mori vlerësime pozitive për atmosferën, historinë dhe dizajnin e personazheve. Megjithatë, pjesa e parë është kritikuar se ishte shumë e shkurtër si lojë, që është afërsisht 30-45 minuta. Loja gjithashtu fitoi shumë shpejt miliona klikime në ‘YouTube’.
Pasojat e para që solli kjo video lojë tek fëmijët
Policia e Dorset dhe Departamenti i Sherifit të Qarkut Lafayette, gjatë një deklarate pohoi se shkolla të ndryshme në Mbretërinë e Bashkuar raportuan se: fëmijët rikrijonin një lojë ku një fëmijë përqafon tjetrin dhe më pas pëshpërit gjëra të këqija në veshin e marrësit. U raportua se një fëmijë kishte tentuar të hidhej nga dritarja për të imituar personazhin dhe se stafi shkollor i Luxemburg-Casco kishte marrë ankesa nga nxënësit që thonë se nuk mund të flenë për shkak të frikës nga personazhi.
Prindërit e shohin si ‘shpëtim’ t’i lenë në duar aparatin celuluar fëmijëve të tyre gjatë kohës që janë të zënë, por ky veprim është vetëm në dëm të fëmijëve të tyre.
Ky artikull është ekskluziv i “Abs24.al”, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Abc24.al” dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/201