Psikologia: Fëmijët po bëhen asocialë si pasojë e teknologjisë

0
Psikologia: Fëmijët po bëhen asocialë si pasojë e teknologjisë
Gjigandi

Teknologjia është shndërruar në një domosdoshmëri për jetën e gjithsecilit, duke pasur si efekte pozitive po ashtu dhe negative. Por ata të cilët dëmtohen më së shumti nga të gjithë, janë fëmijët.

Një tjetër problematikë e kohës së ‘teknologjisë’ është edhe zhvillimi i vonuar i fëmijëve dhe moskalimi i kohës së bashku me bashkmoshatarët e tyre. Kjo konsiderohet edhe si një ndër sfidat më të mëdha,  tha psikologja Lumnije Telaku të dielen.

“Pasojat janë shumë të mëdha si te fëmijet si te të rriturit në këtë drejtim. Pasojë kryesore është për shembull: zhvillimi i fëmijës një ndër pasojat kryesore që po shihet tani dhe është shumë e shpeshtë është qafa e telefonit (në terminologjin e mjekësisë) kanë probleme me qafën, thjesht qafa nuk zhvillohet në mënyrën e duhur. Duke mos u zhvilluar qafa si duhet nuk zhvillohet as shpina dhe kemi probleme pastaj me shtyllen kurrizore, pastaj vijnë edhe problemet e gishtave.

Problem shumë i madh dhe kyç është edhe izolimi i fëmijëve, dmth fëmijet duke qëndruar shumë në pajisje teknologjike ata nuk e kanë as nevojën, as dëshirën për të qëndruar bashkë me bashkmoshatarët dhe bëhen teper asocial”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu