Psikologia Suela Kalaja thotë se personazhet që kanë shkuar në Big Brother “duhet të kishin shkuar të paktën 6 muaj më parë te psikologu”.
Sipas saj Olta është personazh i cili dhe pse ua di vlerat të tjerëve i sulmon.
Teksa bën një krahasim të saj me Luizin ajo thotë se “Luizi ja fut një tra la la dhe këndon. Ja fut dhe një të gërrhitur natën, por Oltën nuk e zë gjumi”.
Suela Kalaja: Ish drejtoreshën e kam pasur si Olta. Çfarëdolloj vlere të shihet te individët nën vete nëse do të shihte se kishin mbivlera do ti sulmonte duke jua ditur vlerat. Pasi personat me çrregullime narcistike janë persona që ja dinë vlerën tjetrit por e sulmojnë.
“Luizi ja fut një tra la la dhe këndon. Ja fut dhe një të gërrhitur natën, por Oltën nuk e zë gjumi. Nëse nxjerrin video të kaluarës është e padrejtë. Ku a shqiptar që nuk gënjen, vetëm të vërteta nuk themi”, tha ajo.