Pse njerëzit i tradhtojnë partnerët e tyre

0
A portrait of young sad and frustrated girl or woman sitting in a gym. Copy space.
Gjigandi

Dikush angazhohet në një marrëdhënie monogame, me synim ruajtjen e ekskluzivitetitseksual. Por më pas i dorëzohet shumë herë tradhtisë. Po pse njerëzit i tradhtojnë partnerët e tyre? Studimet psikologjike të deritanishme, janë fokusuar tek karakteristikat individuale dhe relacionale që i bëjnë marrëdhëniet më të prekshme ndaj tradhtisë, duke i kushtuar më pak vëmendje strategjive që e zvogëlojnë mundësinë e ndarjes për shkak të tradhtisë.

Tani një studim i ri, i kryer nga një ekip psikologësh nga Universiteti Raihman në Izrael dhe Universiteti i Roçesterit në Nju Jork, ka identifikuar një strategji që mund të zvogëlojë tundimin për të tradhtuar partnerin. Sipas studiuesve, “vendosja e vetes” në vendin e partnerit (duke e adoptuar këndvështrimin e tij) e rrit dëshirën për të dhe përkushtimin ndaj marrëdhënies, ndërsa në të njëjtën kohë e zvogëlon interesin seksual dhe romantik për njerëzit e tjerë.

Njerëzit mund të tradhtojnë për një sërë arsyesh. Për shembull, dikush është në kërkim të së resë, sepse marrëdhënia e vjetër nuk e kënaq më, për të përjetuar edhe një herë emocionin e joshjes. “Por edhe nëse njerëzit mund të jenë të kënaqur me marrëdhënien e tyre, rreziku që ata të tradhtojnë partnerët e tyre është ende aty”- thotë autori kryesor Gurit Birnbaum, profesor i psikologjisë në Universitetin Raihman.

Sipas tij ky rrezik u shfaq në një kohë kur ata ishin të lodhur, shumë të zemëruar ose shumë të dehur për t’iu kundërvënë tundimit. “Për më tepër, burrat kanë më shumë gjasa të tradhtojnë, sepse mendojnë se nuk po plotësohen nevojat e tyre seksuale por edhe ato emocionale”- thotë Herri Reis,profesor psikologjie në Universitetin e Roçesterit dhe bashkautor i studimit.

Për të identifikuar një strategji që do të zvogëlonte gjasat për të tradhtuar partnerin, studiuesit kryen 3 teste të rastësishme me 408 persona (213 gra dhe 195 burra izraelitë) të moshës 20-47 vjeç në një marrëdhënie monogame heteroseksuale për të paktën 4 muajsh.

RonaTyra

Pjesëmarrësve iu kërkua të adoptonin ose jo këndvështrimin e partnerit të tyre dhe të vlerësonin, takonin ose mendonin mbi njerëz që ishin tërheqës për ta, ndërsa psikologët regjistronin shprehjet e tyre të interesit për këta të fundit, si dhe përkushtimin dhe dëshirën për partnerët e tyre.

Studiuesit zbuluan se adoptimi i perspektivës së partnerit, e forcoi përkushtimin dhe dëshirën për ta, në një kohë që e reduktoi interesin seksual dhe romantik për partnerët e mundshëm alternativë. Gjetjet e këtij studimi, sugjerojnë se marrja parasysh e perspektivës së partnerit i dekurajon njerëzit të përfshihen në sjellje që mund t’i lëndojnë ata dhe ta dëmtojnë marrëdhënien e tyre.

“Kjo qasje nuk e parandalon tradhtinë, por e zvogëlon dëshirën për të. Jo vetëm kaq, por ajo nxit ndjeshmërinë, mirëkuptimin, afërsinë dhe kujdesin për partnerin. Të tradhtosh në një marrëdhënie në çift, do të thotë t’i japësh përparësi qëllimeve personale mbi të mirën e partnerit dhe atë të marrëdhënies, prandaj shikimi i gjërave nga këndvështrimi i tjetrit ofron një pamje më të ekuilibruar të këtyre situatave”- thotë Reis.

Gjetjet e këtij studimi, mund t’i ndihmojnë njerëzit të kuptojnë se si t’i rezistojnë tundimit në një periudhë afatshkurtër. Strategjia funksionon edhe nëse atë e përdor vetëm njëri nga dy partnerët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu